Lulzim Basha i PD ka bërë një premtim ‘mahnitës’ por që mund të mos realizohet kurrë. Ai thotë se ‘kur të vijë PD në pushtet, do të keni rrogën 1200 euro’. Njeriu dëgjon e pyet veten: ‘A mund të vijnë në pushtet këta?’
Për të ardhur në poushtet, së pari PD duhet të jetë në Parlament… Pasi të jetë në Parlament, duhet të shkojë në zgjedhje… Pasi të shkojë në zgjdhje, duhet të fitojë… Pasi të fitojë duhet të mbajë fjalën… Për të mbajtur fjalën duhet një ekonomi që i garanton këto euro…
Deri atëherë ka mbaruar jeta e njeriut.
Lulzim Basha e bëri premtimin në një takim me ekspertë të shëndetësisë në Tiranë pohoi se ky sektor ndodhet në kolaps për shkak të keqmenaxhimit.
Teksa renditi dështimet në sektorin në fjalë, Basha shtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet paga minimale e doktorëve do të jetë 1200 euro dhe ajo e infermierëve 700 euro.
“Pa zgjedhje të lira nuk mund të këtë bashkëjetesë demokratike dhe as Bashkim Europian. Do të kem mundësinë për një shpalosje të plotë të programit për nxjerrjen e shëndetësisë nga kolapsi ku ndodhet. Keq menaxhimi i çoi shëndetësinë në gjendje kome. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë dhe shëndetësia bën shërbim më të keq.
‘Me ardhjen e PD në pushtet paga minimale e doktorëve do të arrijë 1200 euro në muaj dhe për infermierët në 700 euro në muaj. Ky është realiteti në Kosovë. Ky është synimi dhe objektivi. Këto do të jenë pagat minimale në sektorin shëndetësor. Unë zotohem sot këtu para jush se këtë objektiv do ta bëjmë realitet”-shtoi Basha.
Veritas.com.al/