Kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar për të diskutuar mbi aksionin opozitar në ditët në vijim.
Në media janë transkriptuar disa nga deklaratat që ka bërë kryetar i PD, Basha. Mbledhja ishte me dyer të mbyllura.
Mësohet se Basha iu ka kërkuar deputetëve të bëhen gati pasi dita ‘e përballjes’ me qeverinë mund të jetë më ë shpejtë. Ai ka paralajmëruar zbulimin e skandaleve të tjera në ditët në vijim.
Por Basha nuk ka treguar se si do të jetë përballja, në ç’forma dhe në ç’terrene.
“Vendi është në kolaps total. PD do vazhdojë betejën për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Ne do përgatitemi intensivisht për zgjedhje dhe do i fitojmë ato. Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë seç e mendojmë. Skandale të tjera do të dalin. Minimumi 15 mandate nga PS janë të palegjitimuara, prandaj qëndrimi ynë me Parlamentin do të mbetet i njëjtë”, ka thënë Basha.
Veritas.com.al/