Koment/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se “asnjë vendim i një Kuvendi ilegjitim që përfaqëson interesat e një grushti hajdutësh dhe kriminelësh, nuk njihet nga opozita”.

Por Basha nuk tha cilit Parlament. Po të ishte fjala për ‘Parlamentin shqiptar’ ai do ta thoshte. Por për të qenë ‘brenda’ ai tha se nuk njeh vendimet e një parlamenti ‘ilegjitim’. Askush me dy mend në kokë nuk i pranon vendimet e një ‘parlamenti ilegjitim’, që tani nuk dimë ku mund të ketë në botë një parlament të tillë.

Parlamenti i Shqipërisë është i legjitimuar, i njohur botërisht nga forcat politike të vendit, Kushtetuta e Republikës dhe aleatët e institucionet e Perëndimit.

Nuk mund të besohet se Basha flet për parlamentin e Shqipërisë, por nuk besohet se edhe vetë Basha të jetë i vetëdijshëm për komentin. Por parulla politike bën punë te militantët që nuk bëjnë pyetje.

Ai këto deklarata i bëri pas takimit që pati me aleatët në seli në kuadër të protestës së nesërme të opozitës.

“Këto vendime të Kuvendit nuk kanë efekt në rrugën që ne kemi nisur”, shtoi Basha.

Veritas.com.al/