Policia e Tiranës ka proceduar penalisht kreun e PD, Lulzim Basha si dhe disa deputetë të tjerë të opozitës për protestën tek Unaza e Re në datën 23 nëntor.

Mësohet se përveç kreut të PD, Lulzim Basha,  janë proceduar penalisht edhe deputetët Ervin Salianji, Klevis Balliu, Flamur Noka, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Aldo Bumçi dhe Enkelejd Alibeaj.

Burime nga policia bëjnë me dije se ndaj të proceduarave rëndon akuza për tre vepra penale: ‘ organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme’ , ‘ prishje e qetësisë publike’  dhe ‘ pengim i qarkullimit të mjeteve’ .

Veritas.com.al/