Kryetari i PD-së i shoqëruar nga familja e tij, nga bashkëshortja Aurela dhe dy vajzat, Dafina dhe Viktoria, sapo ka dalë nga selia e PD. Ai është shoqëruar edhe nga deputetët e PD-së dhe mijëra mbështetës që e kanë pritur atë në oborrin e selisë blu.

Gjatë gjithë kohës, Basha do të jetë i shoqëruar nga familja e tij.

Mësohet se fjalime do të mbajnë vetëm qytetarët dhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Protesta do të nisë me Himnin Kombëtar.