Koment/ Në një aktivitet të titulluar “Arti në mbrojtje të demokracisë”, kreu i PD, Lulzim Basha tha se aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauzë e drejtë dhe një shembull frymëzues.

“Aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauzë e drejtë dhe shembull frymëzues. Kriza politike kërkon një zgjidhje akute. Duhet qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme për daljen nga kjo krizë”- tha Basha.

Këtë që po bën opozita- tha Basha- ‘të mos e shohim thjesht si betejë për largimin e shkaktarit’ por Basha la të nënkuptohet se duhet përdorur edhe si “bashkëjetesë demokratike’ me qeverinë aktuale si një mundësi për të reformuar të gjithë ato aspekte të bashkëjetesës demokratike- tha ai.

Duke propozuar përsëri një ‘qeveri të hapur’ domethënë të përbashkët me Socialistët, Lulzim Basha hodhi edhe një herë dorezën për një marrëveshje me qeverinë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

‘E thënë shkurt kur kemi një qeveri të kapur, si kudo kjo duhet të shkaktojë vënien e përgjegjësve para drejtësisë.”- vijoi kryedemokrati.

Veritas.com.al/