Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pasur sot një takim me presidentin Ilir Meta, në një audiencë të veçantë dhe pa axhendë të shpallur.
Menjëherë pas këtij takimi me Presidentin Meta, Basha ka zhvilluar takim dhe me aleatët e PD-së, në selinë blu.
Edhe ky takim me një axhendë jo të shpallur dhe as të dukshme.
Pas përfundimit të takimit me aleatët, Basha në një prononcim për mediat ka folur mbi bisedën me Metën, por pa dëshmuar asgjë konkrete. Ai tha se kanë diskutuar për 13 tetorin, si datë të zgjedhjeve vendore, zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre presidenciale.
Por çfarë mund të jetë biseduar me presidentin rreth kësaj teme që tashmë nuk i përket presidentit?…
“Padyshim që takimi me Metën lidhet me 13 tetorin. Ai mendon se kjo është mundësi për daljen nga kriza.
Vlerësoj maksimalisht shqetësimin e Metës dhe i bëra të qartë se opozita e bashkuar janë në këtë betejë për shqiptarët. Nuk duhet të jemi në betejë për Imer Lalët e shokët e tij, por opozita e gatshme për çdo hap për t’i garantuar shqiptarëve të drejtën e votës, që është dhunuar.
Rama nuk i rezistoi dot tubimit për të vjedhur dhe në një proces ku garonte i vetëm. Të ofrojmë një qeveri që i shërben njerëzve”, tha Basha.
Veritas.com.al/