Nga: L. Skiro/
Prej disa ditës, kryetari i Partisë Demokratike ka sulmuar disa elementë të shoqërisë si ‘kriminale’. Të tillë ka etiketuar Kuvendin e Shqipërisë, bisnesit dhe aktorët e tij, qeverinë, etj. Ndërsa sot ai tha se edhe Prokuroria ‘është e inkriminuar’.
Në bashkëbisedimin e zhvilluar sot me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi Prokurorinë se është kthyer në celulë kriminale.
Sipas tij, me ardhjen e kryeprokurores Arta Marku dhe emërimin e Donika Prelës po shkatërrohen të gjitha hetimet për kriminelët duke i lënë ata të lirë të veprojnë.
“Prokuroria është kapur nga pushteti, kryeprokurorja Arta Marku është vendosur hapur në krah të krimit. Prokuroria është shpartalluar me emërimin e Donika Prelës, krahu i djathtë i Xhafës. Është kthyer në një celulë që shkatërron hetimet ndaj kriminelëve. Kjo është detyra që ka marrë përsipër celula e krijuar te Prokuroria,” tha Basha.
Po ashtu kreu i opozitës akuzoi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se nuk ka rezultate pasi është peng i kriminelëve.
Veritas.com.al/