Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me Teatrin Kombëtar, duke e cilësuar projektin si kriminal dhe grabitqar. Shefi i opozitës kërcënoi se çdo person përgjegjës për shembjen e tij do të futet në burg.

“Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psikik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.

Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi te Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.

Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre”, shkruan Basha në Facebook.

Veritas.com.al/