KOMENT/ Pas serisë së protestave të PD dhe falimentimit të tyre, prej kohësh demokratët ‘sy-çelët’ kanë zbuluar se qëndron një fermeNt që herë i zgjon e herë i shuan protestat. Prej kohësh është zbuluar se pas tyre qëndron një interes i lidershipit të PD. Në publik është përhapur lajmi se pas Çadrës së PD në vitin 2017 Luli vuri kusht shpërblimin prej 16 milionë euro për pallatin e vjeghrit në Ujin e Ftohtë. E mbani mend se sapo mori premtimin për 16 milionë, çadra u ngrit brenda minutës. Edhe në protestën e kuksianëve në Kalimash, erdhi një moment kur Basha urdhëroi PD-në: ‘Askush nga PD në protestën e Kalimashit’. Nuk kaluan veçse pak ditë kur kunati i tij mori zyra një kat të tërë në Hotel Sheraton, tashmë në pronësi të Kastratit që ishte edhe koncesionet i taksës së Rrugës së Kombit. Edhe për protestën e studentëve u kërkua shpërblim, edhe për ‘Unazën e re’ (por këtë e kërkoi çifti Meta për të mbrojtur pallatin).

Më në fund lideri i PD ka kapur Teatrin kombëtar dhe ka ngujuar brenda disa ushtarë të tij. Ai po kërkon shpërblimin nga qeveria; ditën që do ta marë- atë ditë nuk ka më protestë.

Po dëshmojnë njerëz pranë Bashës në PD se disa herë i ka dërguar fjalë kryeministrit se ‘protesta e Teatrit pushon vetëm me një çmim’. Por akoma nuk ka marrë gjë.

Keto dite Basha kishte nje mesazh tjeter te koduar me fjalen ‘pazar’. Ai shkruant, sipas gazetes KJ:

“Edi Rama kërkon Pazar. Gjithë jeta e tij politike është Pazar. Kur nuk ka Pazar, shpërfytyrohet, çmendet”. Thirrja per pazar eshte e qarte.

Edhe sot Basha i ka dërguar Ramës mesazh të koduar, ku i kërkon shpërblimin me qëllim që të dy palët të shkojnë në pushimet e gushtit ‘shënd e verë’.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Basha publikon një tjetër video në “Facebook”, ndërsa shkruan se hajduti psiqik ka marrë dhjetëra miliona euro nga klanet e drogës për të ndërtuar 6 kullat 200 milionë euro.

Kodi është ‘200 milionë, dua 10 për qindëshin’, që bie më shumë se pallati i ujit të Ftohtë në Vlorë.

Në mënyrë po kaq të koduar, duke e krahasuar projektin e qeverisë për Teatrin Kombëtar të njëjtë me Velierën në Durrës, kreu i opozitës thekson se kjo është grabitje dhe vjedhje e pastër.

“Hajduti psiqik ka marrë dhjetëra miliona euro nga klanet e drogës për të ndërtuar 6 kullat 200 milionë euro. Njësoj si Veliera e Dakos së tij, kjo është grabitje dhe vjedhje e pastër. Shikoni si mashtron haptas hajduti psiqik”, shkruan Basha.

Nëse dalin ‘ushtarët’e Bashës nga teatri, do të thotë se shpërblimi u dha.

VERITAS.COM.AL/