Koment/

Kryetari i partisë demokratike, sot, gjatë fjalimit në Kongresin Kombëtar të partisë Demokratike ka paralajmëruar se do të largohet nga kryesimi i kësaj partie duke i lënë vendin një ‘brezi tjetër’ politikanësh, siç u shpreh.

Në një nga momentet e fjalimit, Basha ka thënë se “duhet një brez i ri politik. Duhet një elitë e re e vendit, e aftë për këtë aspiratë ndryshimi të shqiptarëve.” Partia Demokratike gjatë periudhës së lidershipit të tij nuk ia doli të kthehej në një forcë vitale dhe të besueshme për qytetarët shqiptarë. PD u regjua gjatë kësaj periudhe, në zgjedhjet e kaluara humbi mbi 200 mijë votues- mes të të cilëve edhe anëtarë të PD. Kohët e fundit ka bojkotuar edhe sallën e Kuvendit dhe pulsi i saj nuk ndjehet në jetën e vendit.

Me gjithë sloganet ‘kundër qeverisë’ PD është paraparë si një element që bashkëpunon me qeverinë, por bën sikur bën opozitë. Sloganet nuk i kanë mjaftuar jetës politike të vendit për ta ngjitur më lart nivelin e saj. PD ndodhet tani para zgjedhjeve për pushtetin vendor, por nuk ka asnjë shpresë se mund të fitojë më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Edhe pse maxhoranca ndodhet nën kritika të forta të qytetarëve, PD nuk është kthyer në promotor alternative dhe shprese.

Për herë të parë sot kryetari i PD, Basha artikuloi se ‘nuk po punon që në vend të Ramës të vijë Basha’- siç deklaroi në pushtet, por kërkoi ardhjen e brezit të ri në politikë.

Kthimi pas i elitave të vjetra politike është bërë një trend në Perëndim. Kryeministre e Britanisë MAy deklasoi se ‘do të japë dorëheqje para zgjedhjeve’. Edhe kancelarja e Gjermanisë Merkel ka bërë të njëjtën gjë. Ardhja furishëm e djathtistëve konservator në Europë ka ndryshuar skemat politike duke larguar elitat e vjetra.

Kjo kërkesë është bërë publike nëpër tribuna disa herë edhe në Shqipëri.

Veritas.com.al/