Pasi u largua nga bulevardi pra zyrave të qeverisë, ku edhe u mbyll protesta, kreu i PD-sl Lulzim Basha iu drejtua selisë blu, nga ku mbajti një tjetër fjalim të shkurtër.

Duke falënderuar qytetarët për rezistencën e sotme, kreu i opozitës u shpreh, se ‘nga sot Edi Rama nuk është më kryeministër i vendit’.

“Por sot kam një falënderim për secilin prej jush. Falënderoj qindra mijëra shqiptarë që rezistuan. Falë mundit, sakrificës dhe mundit tuaj, nga sot Edi Rama nuk është më kryeministër.

Nuk mund të jetë më kryeministër para botës demokratike. Puna që nisëm sot duhet çuar deri në fund, Mirupafshim të enjten”, u shpreh Basha.

Basha nuk bëri të qartë se cila punë duhet ‘çuar deri në fund’ pas rrëzimit të qeverisë; ndoshta sot nis punën për të krijuar qeverinë e re me pjesëmarrjen edhe të atyre që u ngjitën në dritaret e kryeministrisë.

Veritas.com.al/