Opozita e bashkuar do të mbështesë hapjen 100% të listave, por…, me kushtin mos të ndalohen koalicione, si dhe formulimi i shpërndarjes së mandateve të jetë i njëjtë. ‘Po’ e Bashes eshtes hoqeruar me disa fjale kushtezuese qe ne fakt nuk jane te qarta.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PD, Lulzim Basha. Kujtojme se vetë Basha, por edhe Meta, kanë deklaruar shpesh se për hapjen e listave duhej zhvilluar referendum popullor.
“Së pari dua të shpreh fare qartë qëndrimin e Opozitës së Bashkuar se marrëveshja e 5 qershorit e cila më në fund u votua dje në Kuvendin e Shqipërisë është një bazë për garantimin e zgjedhjeve normale, nuk është ajo që dëshironim ne por një marrëveshje politike e arritur me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë të cilëve dua t’iu shpreh mirënjohjen. Përshëndes dhe qëndrimin e djeshëm të tyre.
Opozita e Bashkuar është e vendosur të refuzojë çdo propozim unilaterak për ndryshime kushtetuese që prekin çështje lidhur me zgjedhjet. Grupi i punës së Këshillit Politik është vendi i vetëm ku duhet diskutuar për një sërë çështjesh të pazgjidhura si rekomandime të ODIHR. Por duke qenë se PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar disa herë qëndrim para dhe pas 5 qershorit dhe tani po iu shesin shqiptarëve listat e hapura si shkakun e ndryshimeve të njëanshme
ne kemi mandatuar sot përfaqësuesit tanë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili që sa i takon kësaj çështjeje të paraqesin qëndrimin e Opozitës së Bashkuar si vijon: Opozita e Bashkuar do mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që koalicionet të vazhdojnë siç janë sot dhe përllogaritja e mandateve siç është sot. Ky propozim do shtrohet sot në Këshillin Politik”, deklaroi kreu i PD.
Basha shtoi se me propozimin që sot do të shtrohet në tavolinën e punës sot, opozita tregon propozimet me një sinqeritet, pa axhendë të fshehur. “Kam qenë mbështetës i sistemit maxhoritar, me dy dhoma. Por për hir të konsensusit po hedhim këtë hap, të propozimit të hapjes me 100% të listave me kushtin që koalicionet të mbeten siç ekzistojnë sot në ligj dhe formula e ruajtjes së mandateve”, tha Basha.
VERITAS.COM.AL/