Kryetari i PD, Lulzim Basha pa apelit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara rreth protestës së opozitës, ku tha se ‘parlamenti është i ligjshëm’, por deputetët ‘që kanë lënë përgjegjësitë t’u hapin rrugë të tjerëve në të mirë të vendit’,  ku përfshihen ish- deputetët e PD- LSI, i është kthyer ambasadës së Amerikës me nerv.

Madje nervin kundër Amerikës e shprehu gjatë një takimi me ministrin  Çek të Punëve të Jashtme.

“Nuk i kërkoj ambasadës amerikane që të jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike, por i kërkoj të jenë palë për vlerat me të cilat vendet e tyre qëndrojnë, vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, të luftës kundër shitblerjes së votës’, përfundon këshilla e Lulzim Bashës.

Veritas.com.al/