Nuk është momenti kur Lulzim Basha është zgjuar nga jermi; ai ishte shëndosh e mirë dhe më këmbë në një podium fjalimesh në Kukës. Sa ka parë një turmë protestuesish para, i është nxehur gjaku dhe është kujtuar ‘sa vonë është data 16 shkurt’, kur është caktuar dita për të ‘fshirë’ qeverinë.

Gjatë bashkëbisedimit me protestuesit, Basha është shprehur se niset që sot bashkë me kuksianët për ti dhënë fund qeverisë së padrejtësisë.

‘Shoh vendosmërinë tuaj, nën këtë ditë të bekuar nga Zoti me këtë diell. E paskemi lënë larg datën 16, sepse me sa shoh nisemi sot e t’i japim fund padrejtësisë’, deklaroi Basha gjatë takimi me banorët e Kukësit.

Veritas.com.al/