(FOTO- Arkiv. Moment nga Roshi me turmat në Kavajë)/

Sapo Lulzim Basha ka nisur të flasë para simpatizanëve të Partisë Demokratike, sot në Kavajë, ka ndodhur një incident: Një qytetar, që sipas pjesëmarrësve në takim është mbështetës i ish –kryetarit të Bashkisë, Elvis Roshi, ka provokuar turmën. “S’keni pse merreni me Roshin se Roshi ka punuar për ne…” u është drejtuar ai përfaqësuesve të PD.

PD ka lëshuar vazhdimisht ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Kavajës, i cili u shkarkuar nga detyra pasi Prokuroria e Përgjithshme zbuloi se ai ishte i dënuar për përdhunim në Itali dhe kishte qenë nën hetim për drogë nga agjencia amerikane e luftës kundër drogës, DEA, gjatë kohës që kishtë qëndruar në Zvicër.

Simpatizanët e PD kanë kërkuar nga njeriu provokator i mitingut që të largohet. “Provokator, Elvis Roshi është kriminel, nuk përfaqëson Kavajën”, ka qenë fillimisht reagimi i turmës.

/Vëeeritas.com.al/