Mes tensioneve në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama po përpiqet të kontribuojë konkretisht për të arritur një marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiç. Në një dalje pwr median Rama njoftoi se Shqipëria ka përgatitur një draft me asistimin e ekspertëve amerikanë të pavarur. Ai tha se këtë draft ia kanë dorëzuar Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, të cilët po negociojnë marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama tha se është në lojë fati i Kosovës që rrezikon të tkurret dhe i bën thirrje për arritjen e dakordësisë me Serbinë, mbështetur në draftin qw ia ka dorwzuar Francws dhe Gjermanisw pwr asociacionin e komunave serbe.
E kam ditur që nyja gordiane e dialogut do ishte asociacioni dhe bindja ime është se asnjëra nga palët nuk e do asocionin dhe do bëjë çmos ta shtyjë atë në pafundësi. (…) Uroj që Kosova mos të sanksionohet për vendimet.  Nëse zgjidhet kjo është zgjidhur nyja gordian e dialogut dhe hapet rruga njohjes së ndërsjellt,- tha Rama.