Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje akuzave të Edi Ramës për lidhjet ruse, duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me të partisë së tij.
Duke folur në sallën e Kuvendit, Basha është shprehur që nëse prokuroria nuk do të kontrollohej nga ai, atëherë një ministër yti ka nisur banditë ndaj një biznesmeni shqiptaro-amerikan.
“Në gropë ke rënë, e sa herë del këtu zhytesh më thellë. Unë s’jam mik i yti, miqtë e tu janë Shullazi, Habilaj. Disa i ke pasur edhe këtu, Armando, Arbeni, disa të kanë ikur nga këtu.
Më gjej ti një cent apo një kontakt të PD-së direkt apo indirekt me oligarkët rusë, asnjë. Nëse prokuroria nuk do të kontrollohej nga ti, atëherë një ministër yti ka nisur banditë ndaj një biznesmeni shqiptaro-amerikan.
Fondet kryesore të bankës, ku drejton bashkëshortja jote, blen banka në Shqipëri, nga fondi rus i privatizimeve prej më shumë se 500 milionë dollarësh”, tha Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend.(27.al)
Veritas.com.al/