Kreu i PD Lulzim Basha “u bën dalje” anëtarëve të Kabinetit të qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha. Mëngjesin e sotëm Basha ka “garantuar” shqiptarët se në Kabinetin e tij, nuk do të jetë asnjë prej tyre.

Kreu i PD mesa duket do të mbajë larg posteve ministrore të gjithë ministrat e mëparshëm që kanë shërbyer në Qeverinë Berisha.

Në emisionin “Koha për tu zgjuar”, Lulzim Basha tha se anëtarë të Kabinetit do jenë ata persona që mbajnë peshën e qeverisë, zonja dhe zotërinj të spikatur.

“Normal që jo. Uji rrjedhë. Në qeverisjen time nuk do ketë anëtarë të kabinetit që kanë shërbyer në të kaluarën.

Por do ketë anëtarë që do jenë në gjendje të mbajnë peshën e qeverisë.

Kabineti do përbëhet nga zonja dhe zotërinjtë spikatur, të cilët do të bëjnë të mundur krijimin e një kulture të re polikte.

Siç na takon, sepse jemi një brez i ri. E kemi njohur nga afër avantazhin e të bërit politikë në Europë”, u shpreh Lulzim Basha.