Media shkruan se propozimi do të jetë në fokus të takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg. “
Shqipëria, anëtar i NATO që prej 2009-tës, nisi punën për të kthyer një ish-bazë sovjetike në bazë të NATO, duke çimentuar lidhjet mes Tiranës e Brukselit.
‘Kryeministri Rama do të takohet me Stoltenberg të mërkurën, për të diskutuar mbi projektin pasi lajmi u bë publik në 1 korrik”, shkruan Express.
Media sqaron se porti do të pozicionohet në Durrës, 40 minuta larg kryeqytetit dhe do të përfshijë një pjesë komerciale dhe një bazë ushtarake detare. Financimet do të mundësohen si nga Shqipëria ashtu edhe NATO.
E përditshmja britanike kujton se Shqipëria shpenzon rreth 1.53 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, shumë më pak se minimum i sugjeruar prej 2 për qind.
“NATO po transformon gjithashtu bazën ajrore të kohës komuniste në Kuçovë, i njohur më herët si qyteti i Stalinit. Baza prej 350 hektarësh është aktualisht shtëpi e shumë avionë të luftës se epokës sovjetike dhe kineze, MiG, Antonov dhe Yak-18.
Rinovimi i bazës pritet të kushtojë rreth 40 milionë paund dhe do të bëhet operacional në 2023-shin.”, vijon artikulli I ekspres. Sipas Globalfirepoëer.com Shqipëria ka aktualisht 8 mijë pjesëtarë aktivë në radhët e ushtrisë, dhe 500 rezervistë. Ushtria ka gjithashtu 76 mjete të blinduara ndërsa asetet detare përbëhet nga 19 anije, me detyrë të përgjithshme patrullimi.