Qeveritë nga Otava në Paris kanë kërcënuar me masa hakmarrëve ndaj Shteteve të Bashkuara këtë të enjte pasi Presidenti Amerikan Donald Trump deklaroi se duke nisur nga 2 prilli do të ketë një tarifë prej 25% për makinat e importuara në këtë vend. Tarifat janë një goditje e rëndë për Evropën në një moment kur marrëdhëniet me Uashingtonin janë përkeqësuar për çështje si lufta në Ukrainë dhe Investimet e Mbrojtjes ne NATO, ku Shtetet e Bashkuara kanë qenë garantuesi kryesor i sigurisë evropiane.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cilësoi vendimin si “të dëmshëm për bizneset dhe edhe më të keq për konsumatorët ndersa shtoi se Unioni 27 anetaresh do te kerkoje zgjdhje te negociuar.
Kryeministri Kanadez Mark Carney i quajti tarifat një “sulm të drejtpërdrejtë” dhe tha se po shqyrtohen masa hakmarrëse. “Ne do të mbrojmë punëtorët tanë, kompanitë tona dhe vendin tonë, dhe do ta bëjmë këtë së bashku,” deklaroi Carney në një konferencë shtypi në Otava.
Me miliarda euro të zhdukura nga aksionet e industrisë gjermane të automobilave, Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Robert Habeck, bëri thirrje për një përgjigje të ashpër. “Ajo që ka rëndësi tani është të kemi një qëndrim të fortë ndaj këtyre tarifave nga BE-ja. Duhet të jetë e qartë se nuk do ta pranojmë këtë pa reaguar,” tha ai në një deklaratë, duke shtuar se BE-ja duhet të kërkojë një zgjidhje të negociuar.
Komente