Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin hungarez Péter Szijjártó dhe komisioneren Marta Kos pas mbledhjes ndërqeveritare Shqipëri-BE ku u hap grupkapitulli i VI i negociatave.
Kreu i qeverisë u shpreh se ambicia e Shqipërisë nuk është sekret. Ai tha se qeveria e tij shpreson që negociatat të mbyllen në vitin 2027 dhe anëtarësimi i vendit në BE të ndodhë brenda kësaj dekade.
Sipas kryeministrit aktualisht ndodhemi në momentin më të mirë të historisë tonë. Hapja e një tjetër grup-kapitulli, sipas kryeministrit tregon që BE-ja ka një zemër.
“Jemi në momentin tonë më të mirë të historisë sonë dhe që Europa dhe BE është në momentin më të mirë për të kuptuar se sa ne, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e saj. Ne do të bëjmë më të mirën tonë dhe duhet të ndaj me ju me shumë sinqeritet ka mbyllur diçka që ne kemi filluar ta dyshonim. Tashmë BE ka një zemër dhe ne e kemi dëshmuar këtë. Nuk është aq e madhe, por është një fakt që është aty dhe që pulson dhe jeton”, tha Rama.
Kreu i qeverisë falënderoi presidencën hungareze brenda së cilës, Shqipëria zhvilloi dy konferenca ndërqeveritare. Sipas tij, pamja sot është më e plotësuar për punën që është bërë.
“Më duhet të them që sot kemi një pamje të plotësuar dhe më të qartë për punën që është bërë dhe gjithashtu marrim si një inkurajim real që ne kemi shumë punë përpara. Falenderime të veçanta për skuadrën e Komisionit Europian, i cili na tregon dhe na mëson se si të mbijetojmë me një buzëqeshe të madhe ndaj përqajses nerotike të BE. KËto falënderime janë shumë të sinqerta dhe vijnë nga zemra falë punës së skuadrës dhe përpjekjeve të përbashkëta. Për t’i lidhur të gjitha pikat nuk është e lehtë dhe ata vetë e dinë sa e vështirë është por në të njëjtën kohë është gjithashtu dhe pjesa e përmbushjes dhe e pjekjes dhe e mësimit si të bëhemi më të mirë. Për ne është e qartë. Ne jemi të ndërgjegjshëm që Europa nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por nga vlera, demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e përbashkëta. Nuk ka dyshim në mendjen tonë se një Europë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar dhe më e sigurt”, tha Rama.
Komente