Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se nëse situata në veri, nuk ndryshon referuar paralajmërimeve të Qeverisë për hapje së Urës së Ibrit dhe aksionit për mbylljen e degëve të postës serbe në veri, do të vendosë masa të reja ndaj Kosovës.

Reagimi i Bashkimit Europian erdhi përmes një deklarate për mediat nga zëdhënësi i BË-së, Peter Stano.

Kujtojmë se në datën 5 gusht, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të Kosovës, me arsyetimin se puna aty është kryer pa licencë dhe pa regjistrim në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Po ashtu paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit kanë sjellë tensione në marrëdhëniet mes dy vendeve, ku ditën e djeshme qytetarët serbë në Veri u ngritën në protestë