Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e jashtme, ka lëshuar një deklaratë për Iranin, në lidhje me vdekjen tragjike të presidentit të vendit pas rrëzimit të helikopterit.
“Bashkimi Europian shpreh ngushëllimet e tij për vdekjen e presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi, ministrit të jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe zyrtarëve të tjerë iranianë të përfshirë në rrëzimin tragjik të helikopterit të dielën”, tha Borrell.
“BE shpreh ngushëllimet e saj për familjet e të gjitha viktimave dhe për qytetarët iranianë të prekur,” shtoi ai.