Pas Donald Trump edhe Bashkimin Europian bën një hap pas. Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen deklaroi se njësoj si Shtetet e Bashkuara edhe Bashkimi Europian do të vendosë një pause në tarifat për mallrat amerikane për 90 ditë, kundërmasa këto të njoftuara një ditë më parë nga Unioni 27 anëtarësh. Von Der Leyen shkroi në X se Bashkimi Europian ka vendosur ti japë një shancë negociatave me Washingtonin,

“Kemi marrë parasysh mesazhin e Presidentit Trump. Ne duam t’i japim një shans negociatave. Tarifat tona hakmarrëse ndaj Shteteve të Bashkuara do të pezullohen për 90 ditë. Nëse negociatat nuk sjellin rezultate të kënaqshme, kundërmasat tona do të hyjnë në fuqi. Siç kemi treguar edhe më parë, të gjitha opsionet mbeten në tavolinë.”

Presidenti Amerikan Donald Trump e bëri të qartë mbrëmjen e të mërkurës se vendi i vetëm i cili nuk do të përfitojë nga pezullimi i tarifave do të ishte Kina. Ndaj Pekinit, Kreu i Shtëpisës së Bardhë i rriti tarifat në 125%. Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara mbeten të hapur për negociata me Pekinin, ndërsa e quajti presidentin Kinez një ndër njerëzit më të zgjuar në botë. Tarifat hakmarrëse të Kinës ndaj Shteteve të Bashkuara prej 84% kanë hyrë në fuqi këtë të enjte. Zëdhënësi I Ministrisë së Jashtme Kineze u shpreh sërisht se kjo luftë tregtare nuk është në interesin e askujt ndërsa shtoi se për aq kohë sa Ëashingtoni kërkon luftë, Pekini do të përgjigjet. Kina deklaroi se Shtetet e Bashkuara po veprojnë mbi interesa Egosite ndërsa shtoi se Tarifat po përdoren si armë për të goditur qytetarët kinezë.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *