BRUKSEL- Kosova duhet t’i pezullojë operacionet e policisë së saj rreth ndërtesave të komunave në veri të Kosovës, si hap i parë për uljen e tensioneve.

Kështu u shpreh sot shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.  Ai shtoi se aktet e dhunës ndaj qytetarëve, punonjësve të mediave dhe forcave të KFOR-it janë të papranueshme.

“Dua të them se BE-ja e dënon fuqishëm dhunën në veri të Kosovës, që e kemi parë ditëve të fundit. Aktet e dhunës ndaj qytetarëve, mediave, forcave të rendit dhe KFOR-it janë të papranueshme”, tha Borrell para mediave në Bruksel.

Nga përplasja e djeshme 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan, ndërsa akte të tilla u dënuan njëzëri nga shtetet perendimore. Ata bën thirrje për depërshkallëzim të situatës dhe ftoi palët të gjejnë rrugën e dialogut.