Vendimi i Rudina Hajdarit për mos djeguar mandatin e saj si deputete ka ngjallur jo pak polemika në radhët e politikës. Madje eksponentë nga PD thanë se Hajdari do përjashtohej nga kjo parti njësoj si Mylsylm Murrizi nëse nuk digjte mandatin. Ndërkaq, ish kryetari i PD Gjirokastër, tashmë anëtar i PD, Roland Bejko thotë se nëse lideri Lulzim Basha largon vajzën e Azem Hajdarit nga partia, atëherë ai nuk do jetë më anëtar i PD.

‘Nëse Lulzim Basha largon nga PD të bijën e Azem Hajdarit, unë deklaroj sot se nuk do të jem më anëtar i Partisë Demokratike për aq kohë sa kjo parti parimin e saj fondamental LIRINË, ta ketë zëvendësuar me DISIPLINËN, me këtë parim që është në genin e partive që pjellin diktatorë dhe diktatura. Pra, për hir të asaj se mos më mërzitet kryetari apo turmat e inatosura, unë nuk do pranoj të jem hija e vetvetes, pra hija e studentit të Dhjetorit 90’, shkruan Bejko.

Veritas.com.al/