-Le Monde tregon për një vizitë të çuditshme në Afrikë përpara mbërritjes së presidentit-
Nga: Francesco De Remigis /
Emmanuel Macron është perseri nën stuhi për shkak të ish-truprojes që e hodhi atë në krizën më të rende të Qeverise verën e kaluar para se të pushohej përfundimisht.
Alexandre Benalla u rishfaq në Çad, pak ditë para misionit të presidentit francez javën e shkuar. Benalla parapriu Macronin në N’Djamena, duke e detyruar Elysée-un të qartësonte koinçidencën kurioze gjeografike në të njejten kohe dhe duke e bere Francën të zhytet në dyshim: kush gënjen dhe ke? Dhe pse tonet janë kaq të ashpra kur është Benalla i përfshirë? Çka të bëjë ai me Çadin? Njëzet e shtatë vjeçari “nuk duhet të konsiderohet në asnjë mënyrë një ndërmjetës i presidencës, nëse paraqitet si i tillë bën gabim”, shpjegon Eliseo. Benalla kishte bërë të ditur vetëm se nuk ishte në dijeni të etapës së presidentit dhe se ai kishte shoqëruar një delegacion biznesmenësh të huaj në një udhëtim pune.
E gjitha filloi pak pasi Macron u kthye në Paris, me Le Monde qe tregoi për Benallen në Çad në fillim të dhjetorit. Fantazma e ish-burrit të besuar, e hedhur poshtë nga nivelet më të larta të shtetit, kthehet në media në prag të Krishtlindjes. Dhe bashke me të errësira e gënjeshtrave.
Është i akuzuar tashmë për dhunë dhe përvetësim të identitetit të policisë në dy raste të veçanta në një ditë të vetme; 1 majin famëkeq në të cilën, në shërbim të Elysee-ut, ndalon protestuesit me shkelma dhe grushte. Ai nuk u shkarkua menjëherë, por vetëm u pezullua dhe Macron më vonë mori përgjegjësinë për pasojat e tij. Procesi zgjat në kohë dhe kështu ai përpiqet të riciklojë veten si konsulent në rrethet e Parisit që kane peshë: në festën e një kanali televiziv ne te cilen u ftua edhe ish ministri i brendshëm Gérard Collomb (i dorëhequr menjëherë pas çështjes Benalla). Ose më 8 tetor, në hotelin Intercontinental, mysafir i Klubit të Biznesit kinez.
Koincidenca e fundit është se Benalla ishte tamam në N’Djamena. Në kryeqytetin e Çadit ai do të kete takuar vëllain e Presidentit Idriss Debi, përgjegjës për furnizimet ushtarake.Ish i gjithanshmi e mohon. Por për Le Monde ai ishte në Çad me “gjashtë persona në bordin e një avioni privat” dhe kishte paguar netët e tij në Hilton me kartën e tij të kreditit, ndërsa miqte e tij e fusin çdo shpenzim brenda misionit ekonomik në të cilin ish këshilltari i Elysee-ut vetem se kishte “dhënë një dorë” për “dike që e njihte që nga viti 2012”, sipërmarrës jo mire të identifikuar që nuk kishin “të bënin asgjë me Macronin”.
Presidenti francez arriti në Çad më 22 dhjetor, pak ditë më vonë. I detyruar të flasë edhe për Benallën me Presidentin Deby. Express pohon ne fakt se 27-vjeçari u takua “për dy orë” me presidentin e Çadit, i cili “ka zbuluar prezencën e tij kur hyri në zyrë”. Ish truproja mohon në fakt që ka takuar vëllain. Në një klimë tashme të mbushur me dyshime, Elyseeu eshte limituar ta mohojë dy herë: “Asnjëherë nuk është informuar nga Benalla per lëvizjet e tij” përpara 20 dhjetorit, “nuk ka pasur asnje detyrë zyrtare apo jozyrtare nga ana e presidentit”.
Reagim “surreal” sipas Benalles, duke e quajtur si “shpifje” dhe “e papërgjegjshme”. “Unë nuk kam mbajtur detyra që nga 1 gushti 2018 – specifikon -. Unë shkova në Çad duke shoqëruar një delegacion të huaj si pjesë e një sërë investimesh “; e barabartë me 250 milionë euro sipas Opinion. “Kam lajmëruar shumicën e autoriteteve franceze,” këmbëngul ish bashkëpunëtori i Élysée-ut, duke shpjeguar se ka ” informuar autoritetin më të lartë” për të gjitha udhëtimet jashtë vendit. «Asnjëherë nuk jemi informuar nga Benalla për udhëtimet e tij», me përjashtim te 20 dhjetorit, këmbëngul Elyseeu.
Veritas.com.al/