-Për Komisionin e Hetimeve të Senatit francez, Alexandre Benalla paraqet një rrezik dhe duhet të arrestohet. Orë kruciale për Macron-
Nga: Renato Zuccheri /
Alexandre Benalla, ish-truproja e Presidentit Emmanuel Macron, tani rrezikon të arrestohet.
Komisioni i hetimit të Senatit francez që hetoi mbi çështjen Benalla ka treguar në raportin përfundimtar se ka një numër të “mosfunksionimeve serioze në shërbimet shtetërore” dhe se ka qene “vene ne rrezik siguria e presidentit” dhe ” interesat “e Vendit. Kryetari i Komisionit, Philippe Bas, citon edhe “gabime te panumerta dhe anomali, e mangësi“.
Komisioni flet mbi të gjitha për “pushtetin e tepruar lënë një bashkëpunëtori jo ekspert” në një fushë kaq të rëndësishme në fushën e sigurisë së presidentit dhe e “një mungese serioze të masave paraprake në parandalimin e konfliktit të interesit të punonjësve të caktuar”.
Pjesa e fundit i referohet para së gjithash kontratës për shërbimet e sigurisë të përfunduar me një oligark rus nga ish roja e Elyseut dhe Vincent Crase, përgjegjës për sigurinë e Partisë En Marche, lëvizja e presidentit francez.
Këto janë orë të rëndësishme për Elyseun. Macron ka kohë që ka bërë gjithçka për të ndaluar indiskrecionet mbi rastin që prej muajsh ka tronditur presidencën e tij.Hetimet e medias se pavarur Mediapart kanë zbuluar një sërë mospërputhjesh midis asaj që u betua nga Benalla dhe asaj që deklaroi pastaj në bisedat private. Dhe Macron ka bëre gjithçka për të ndalur valën e thashethemeve,edhe me agjentët e dërguar në seli për të kërkuar një kontroll. Tani, Senati duket se ka vendosur për një lëvizje që në fakt mund të ndryshojë plotësisht kuadrin e situatës.
Veritas.com.al/