-Ish truproja ishte i regjistruar në një sit të takimeve galante. Ku ka përdorur fotografi që  e vene ne siklet Francën-

Nga: Francesco De Remigis / Il Giornale

Te rejat  për Alexandre Benalla ndjekin njëra-tjetrën. Pas hijes mbi rolin që luajti si këshilltar në Elysee, ja ato të menaxhimit të jetës së tij private, që përfundon duke përfshirë publikisht edhe presidentin e Republikës Franceze Emmanuel Macron.

26-vjeçari, zbulon javorja franceze Closer, ishte regjistruar në Tinder, aplikimin popullor për takime.  Asgjë e keqe, do të thoshim. Nëse nuk do të ndodhte që disa foto të ngarkuara në profilin e tij e përshkruajnë atë një hap larg nga presidenti për tu bërë i bukur në sytë e kortexhatoreve potenciale.

Duke u shfaqur pranë njeriut më të fuqishëm të Francës, mund të krijonte vëmendje të veçantë. Dhe, ndoshta, një kërkesë për një takim. Duke vepruar kështu, Benalla tani akuzohet se është ekspozuar ,përveç shijes së keqe të përdorimit të pozitës së punës për të fituar kredi në sytë e grave të interesuara për një marrëdhënie, me rrezikun e gjeolokalizacionit. Për të imagjinuar një takim, në fakt, Tinder kërkon të specifikosh pozicionin në të cilin gjendesh në atë moment.

Në fotot e publikuara dje nga Closer, që  kanë disa muaj tashme, Benalla nuk shfaqet me emrin e tij të vërtetë, por nën pseudonimin “Marsi”. Një alias që evokon planetin e kuq, atë qe në sistemin diellor i paraprin Jupiterit. Një mënyrë për të pretenduar “një vend kyç në galaksinë e macronisë”, shkruan revista, pasi Macron është i njohur edhe si Jupiter. Por për të vajzat e reja që nuk kanë  njohuri nga astronomia, Benalla shfaqet më parë vetëm, në një kostum të errët dhe në një qëndrim rigoroz. Duke pare fotot, ja pra, rrethuar nga me te mëdhenjtë e botes : me Emmanuel Macron, pastaj afër Donald Trump.

 

“Marsi, ashkull, 26 vjeç. Paris. ” Përshkrim minimal në profilin e tij, siç janë me qindra në kryeqytetin francez. Derisa një vajzë mori një “Super Like” disa muaj më parë (vlerësimi më i madh ne Tinder) pikerisht nga ish-truproja i Elyseo.E intriguar nga fotografitë, vajza e re kërkon të dijë më shumë, pa shumë sukses. Ndërkohë, Le Monde, më 18 korrik, publikoi videon me dhunën e 1 majit, e cila e tregon Benallen protagonist dhe mban Macronin në rrjete prej 18 ditësh.

Nuk dihet nëse ish-truproja ende përdor Tinderin (Closer e konfirmon atë deri në 2017),  por historia shtron një pyetje shoqëruesve të presidentit: a mund ta vinte ne rrezik Benalla sigurinë e kreut të shtetit? Nëse udhëtimet zyrtare të Macron-it janë në fakt publike, aktivitetet private nuk janë.  Gjeolokalizacioni është shumë i lehtë, në Tinder. Në rastin e “përputhjes”, vlen te thuhet kur pronarët e dy profileve e kanë vlerësuar reciprokisht njëri-tjetrin, është e mundur të arrihet ne distancën e përafërt ndërmjet dy individëve. Dhe edhe nëse shumë përdorin një manipulim të GPS vetëm për të shijuar  “lojën”, me koordinata fiktive që simulojnë një pozicion, mbetet pikëpyetja mbi mënyrën se si  Benalla ka përdorur aplikacionin. Nëse kemi te bëjmë me kërkimin e një aventure apo një shpirti binjak tendenca është që të hapni Tinder disa herë në ditë për t’u kujdesur për “historitë” tuaja. Duke vepruar kështu, transmetohet  pozicioni I ndodhjes shumë herë.

 

61% e francezëve mendonin gia se presidenti duhet të shpjegojë përpara komisionit parlamentar të hetimit. Pas këtij scoop-i të fundit, Franca është ndarë: disa po pyesin nëse nuk është i tepruar pushtimi i privatësisë së Benalles. Të tjerë insistojnë te thonë që jeta e një individi në qendër të pushtetit, që merr pjesë në jetën publike dhe sigurinë private të Macron (siç e ka cilësuar Benalla në mënyrë të përsëritur), është në fakt në interesin kolektiv për arsye sigurie.

Veritas.com.al/