Robin Emmott &John Irish

BRUKSEL / PARIS (Reuters) – Turqia vazhdon të bllokojë një plan të mbrojtjes së NATO-s për shtetet e Polonisë dhe Balltikut, pavarësisht një marrëveshje vitin e kaluar midis presidentit të Turqisë dhe udhëheqësve aleatë, thanë të martën tre diplomate te vendeve aleate dhe një zyrtar francez i mbrojtjes.

Diplomatët thanë se edhe pse Ankaraja e ka aprovuar planin, njohur si Eagle Defender,nuk ka lejuar që shefat ushtarakë të NATO-s ta zbatojnë atë.

Mosmarrëveshja, e raportuar për herë të parë nga Reuters në nëntor, është një shenjë që ndarjet mbeten midis Ankarasë, Parisit dhe Uashingtonit për ofensivën e Turqisë vitin e kaluar në Siri dhe se fërkimet për strategjinë e gjerë të NATO-s nuk janë zgjidhur.

Qeveria turke nuk ju përgjigj menjëherë kërkesës për koment. Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të takohen më vonë të Mërkurën dhe të enjten përmes video-thirrjeve të sigurta.

“Turqia po refuzon të pranojë këto plane nëse nuk e njohim PYD / PKK si një entitet terrorist,” tha një zyrtar Francez i mbrojtjes, duke iu referuar grupeve Siriane dhe Turke Kurde që Ankaraja i konsideron si rebelë të rrezikshëm.

“Ne themi jo. Duhet të tregojmë solidaritet për aleatët lindorë dhe nuk është e pranueshme të bllokosh këto plane,” tha zyrtari.

Në një samit të NATO-s në dhjetor, Presidenti turk Tayyip Erdogan u pajtua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe liderët e tjerë aleatë për të hequr kërkesa te tilla.

Turqia filloi ofensivën e saj në veri të Sirisë pasi Shtetet e Bashkuara tërhoqën 1.000 trupa nga zona në tetor. Aleatët e Ankarasë në NATO kanë thënë se pushtimi minon betejën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Plani për shtetet e Balltikut dhe Poloninë, i hartuar me kërkesën e tyre pasi Rusia aneksoi Krimesë nga Ukraina në vitin 2014, nuk ka asnjë ndikim të drejtpërdrejtë në strategjinë e Turqisë në Siri, por shtron çështje për sigurinë në të gjithë kufijtë e NATO-s.

Sipas traktatit themelues të Organizatës se Traktatit të Atlantikut të Veriut të vitit 1949, një sulm ndaj një aleati është një sulm ndaj të gjithëve, dhe aleanca ka strategji ushtarake për mbrojtje kolektive në të gjithë territorin e saj.

VERITAS.COM.AL/