Kreut i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur direkt pas mbarimit të “Foltores” në Tropojë të ish-kryeministrit Sali Berishës pasi ky i fundit e akuzoi se po mbledh firma duke ofruar poste drejtorësh në qeverinë Rama.
Nëpërmjet një reagimi për mediat Basha shprehet se Berisha është duke përhapur lajme të rrema dhe gënjeshtra. Teksa shton se asnjë veprim i tillë nuk i zgjidh hallin Berishës“Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i’a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët”, shkruan Basha.
“Sulmet për Lulzim Bashën nuk i kurseu edhe sonte. “Dy ditët e fundit peng kryetari po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorësh dhe zëvendësministrash në kabinetin e Edi Ramës. Le ti themi futuni në qeveri si tradhtarë, por do ju përmbysim në një kohë të shkurtër”, tha Berisha./Gazeta Shqip