TIRANË- Shtyhet seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Mbrojtja e të pandehurve ka kërkuar më shumë kohë të njihen me aktet e dosjes, kërkesë që është pranuar nga GJKKO.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se seanca paraprake për Berishën është caktuar data 16 dhjetor, ora 11:00. Pas shqyrtimit, gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ngarkim të të pandehurve.
Akuzat e ngritura:
- Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal
- Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;
- Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.
- Andia Pustina – Financierja, e cila kryente operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k – Akuzohet për ‘Pastrim parash”.
- Xhimi Begeja-Ortaku i Jamarbër Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’. Ai akuzohet akuzohet për “Pastrim parash”.
Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla.