Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shuar çdo shpresë Sali Berishës se mund t’i hiqet ‘Non Grata’, e aq më tepër t’i kërkojnë falje! Kjo është fakt dhe mesazhin ia kanë dhënë nëpërmjet shifrave, që janë të pathyeshme. Mbi 200 persona janë shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA deri më tani dhe ka pasur ‘zero’ raste që është hequr dhe ‘zero’ raste që është kërkuar falje.
“Nëse kishit dyshime, numri i personave që janë shpallur ‘Non Grata’ mbi 200, numri i personave që u është hequr ‘zero’, numri i personave që u është kërkuar falje ‘zero'”, shkruhet në njoftimin e SHBA-së.
Kjo është një mesazh i drejtpërdrejtë për Berishën i cili kur mësyu seline blu, u shpreh se do e pranonte një falje nga SHBA-ja nëse do të kishte një të tillë.
“Padiskutim , që nëse do të ketë një apology (falje), unë do ta pranoj”, tha ai më herët.
Që do të thotë e gjithë tentativa e Berishës me gjyqin në Francë apo edhe aksionin politik të nisur muajt e fundit, e mbi të gjitha marrjen e drejtimit të PD-së, si një mburojë nga Amerikës, duket të jetë e kotë, pasi ai do të vijojë të jetë një njeri “i padëshiruar” për SHBA-në për korrupsion dhe minim të demokracisë.