Dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD nuk e ka ndihmuar partinë, deri më tani, të gjejë rrugën e bashkimit. Mbledhja e Grupit Parlamentar, që u hap nga Sali Berisha, ka nisur me debate të forta sot, kjo pasi ish-kryeministri kërkoi dorëheqjen Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi.

Sipas Berishës, Alibeaj duhet të largohet pasi ka paditur në Gjykatë Partinë Demokratike, duke iu referuar ankimimit që Alibeaj ka bërë në Gjykatën e Apelit për vendimin e datës 25 mars të gjyqtarit Agron Zhukri, që ia dorëzoi selinë blu Rithemelimit.

Berisha ka deklaruar po ashtu se përbashkimi i i PD ka patur vështirësi, pro se ekziston një vullnet në bazë dhe tek deputetët, duke lënë të nënkuptohet  se procesi për zgjedhjet dhe Kuvendin e 30 prillit do të vijojë nga Komisioni i Rithemelimit dhe se nga ata nuk do të ketë hapa pas.

“Përbashkimi i PD ka patur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në baze si te deputetë për të zhbërë një periudhë të shkurtër përçarje, por po ju them në këtë kontekst u shprehëm publikisht se ne e pranojmë si kryetar grupi edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bere hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen, iku që pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse psh. Unë e kam mohuar vetë, por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tager, Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratet e kanë pranuar. Yuri kim ka bërë presion në gjykatë.”, tha Berisha.