Dita e sotme ka sjellë përballjen më të afërt fizikisht me Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, që nga 9 shtatori! Ish-kryeministri ka shkuar mesditën e sotme në selinë blu i rrethuar nga mbështetësit, e sipas tij do të mbajnë mbledhjen e parë të Komisionit të Rithemelit, ngritur në 11 dhjetor në Kuvend. Mirëpo, atë e ka ndarë vetëm një korridor nga zyra ky Lulzim Basha vijonte që të mbante mbledhjen për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD, të cilin e vazhdoi përtej asaj që po ndodhte në seli.

Sali Berisha tha se ai nuk ka punë në zyrën e “deputetit Basha” siç e ka quajtur ai, teksa ka komentuar edhe kallëzimin  në SPAK që u bëri PD-ja 5 zyrtarëve demokrat.

‘Basha është i shkarkuar nga Kuvendit, por në respekt të anëtarësisë, ato do të shprehen për deputetin Basha. Komisioni ka aspektin e vet politik  dhe burokratik, do t’i kombinojnë të dyta, me zyrën e Bashës nuk kemi punë, vijmë këtu për të bërë mbledhjes dhe deputeti Basha deri në 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e Europës, ku triumfoi vullneti i anëtarë. Sot futem si njëri nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD, janë të gjithë të barabartë. Firma e turpit që padit në prokurorinë e tij dhe të Ramës, nuk ka akt më të padenjë”, tha Berisha.

Vijon…