
Gjykata e Posaçme hodhi shortin për gjyqtarin që do të gjykojë Sali Berishën dhe të pandehurit e tjerë të dosjes së privatizimit të kompleksit Partizani.
Shorti përcaktoi kryeusese gjyqtaren Elsa Ulliri, ndërsa gjyqtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloj janë anëtarë.
Sot ish kryeministri u paraqit pranë SPAK për masën e sigurisë.
Për herë të parë në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit.
Berisha është ish-kryeministri i parë që do të ulet në bankën e të akuzuarve.
Krah tij do qëndrojë edhe dhëndëri Jamarbër Malltezi që përveç korrupsionit do të gjykohet edhe për pastrim parash bashkë me ndërtuesit Fatmir Bektashi Xhimi Begeja e Andia Pustinën.
Komente