Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar arrestimin e Elvis Rroshit dhe komentin e tij pas ndalimit. Berisha shkruan në profilin e tij në Facebook, se administratori i FB së Rroshit është Edi Rama.
“Pas arrestimit të Rroshit për fshehjen e pesë dënimeve për pesë krime dhe përdorimin e pesë emrave në Itali, Zvicër dhe Shqipëri, Edvin Shullazi, që betohej publikisht për ndershmërinë dhe integritetin e kriminelit te tij, shkruan tani në FB e Rroshit statusin e radhës “fajin e ka Berisha”. Edvini, në statusin e pasarrestimit në FB e Ervinit të tij, betohet se nga burgu ku e burgosi Saliu ai do të dalë më i fortë se kurrë.
Me këtë rast dua ti them Edvin Shullazit të mendo se të dhëna të reja po dalin mbi shkaqet e ndryshimit në vitin 2002 të emrit tënd nga Edvin në Edi dhe atëherë jo që nuk do mund të shkruash më statuse për kriminelin Ervin/Elvisin, por as dhe për kriminelin Edvin/Edi dhe se ty në FB tënd askush nuk do të shkruaj!!”