Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me fitoren për herë të katërt të Angela Merkel. Berisha e cilëson këtë ngjarje si ditë të madhe për Europën dhe një fitore historike për Gjermaninë.

“Ditë e madhe për Europën dhe qendrën e saj të djathte, Angela Merkel zgjidhet për të katërtën herë Kancelare!

Të dashur miq, dje në Republikën Federale të Gjermanisë u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, të cilat u fituan për të katërtën herë me radhë nga kancelarja Angela Merkel në krye të CDU/CSU. Kjo është një fitore historike për Gjermaninë, Europën dhe qendrën e djathtë të saj.

Me këtë rast të dashur miq, le ti urojmë, ne, kancelares Angela Merkel, miqve tanë të partive simotra CDU/CSU, suksese të mëdha në mandatin e ri!

Veritas.com.al/