Silvio Berluskoni komenton rezultatet e balotazhit të zgjedhjeve lokale të mbajtura dje: nga njëra anë ai merr persiper shpalljen e fitores se qendrës së djathtë, duke deklaruar se asnjë forcë nuk është autosuficente; nga ana tjetër, mbështet nevojën për rinovimin e FI. Dhe sulmon M5S: “Mbetet margjinale në qeverisjen lokale, suksesi i zgjedhjeve politike ka ardhur si rezultat i një votimi reagimi dhe proteste emocionale”.

Pavarësisht sukseseve elektorale të qendrës se djathte, ardhur kryesisht nga Lega, Silvio Berluskoni synon të rinovojë plotësisht Forza Italian: të dhënat që dalin pas balotazhit, së bashku me “abstenimin shumë të fortë”, konfirmojnë “nevojën për një rinovim dhe një hapje të forcave politike kombëtare, duke filluar nga e jona,qe duhet të dinë si t’i mirëpresin këto dhe te tjera energji të reja dhe t’i përfshijnë në një projekt politik te pergjithshem, shprehje të asaj Italie tjetër që sot nuk merr pjesë në jetën publike, por që perfaqeson zemren qe rreh te vendit,ne pune, në ndërmarrje, në profesione, në universitete, nder me të rinjte “. Në një koment, presidenti i Forza Italia nenvizon rëndësinë e përvojës qytetare në këto zgjedhje të fundit dhe pikërisht mbi këto duket se Berluskoni dëshiron të synojë duke menduar për një rinovim të partisë së tij.

Berluskoni nenvizon rezultatet e Forza Italia: “Regjistroj me kënaqësi rritjen e numrit të kryetarëve te kaltër në komunat mbi 15 mijë banorë: bëhet fjale per nje burim te rëndësishëm për të rilancuar praninë tonë mbi gjithe territorin. Natyrisht ne do të duhet të bëjmë ne ditet qe vijne një analizë të saktë të rezultateve rajon per rajon,për të ndërhyrë – në kontekstin e riorganizimit të përgjithshëm të Forza Italia – ku rezultatet nuk kanë qene ne lartesine e pritshmerive”.

Sipas kreut të Forza Italia, rezultati i zgjedhjeve “konfirmon suksesin e qendrësse djathte qe eshte shfaqur tashmë ” në zgjedhjet e 4 marsit. “Ajo që fiton – specifikon Berlusconi – është një qendër e djathte plurale, në të cilën asnjë forcë politike nuk është autosuficente: një rezultati te mirë te Leges I bashkangjitet një afirmim akoma edhe më i fortë i listave dhe kandidatëve nga shoqeria civile, pa një referencë të qartë partish, shprehje per më tepër e kesaj shoqërie civile që me veshtiresi përpiqet të njihet në ofertën tradicionale politike. Ky fenomen, shumë i fortë në nivel lokal, është sigurisht pozitiv,

sepse tregon ekzistencën e një klase të re politike: gra dhe burra që nuk vijnë nga partitë, por janë të gatshëm të angazhohen per komunitetin dhe gëzojnë besimin e qytetarëve “.

Sulmi mbi Pd dhe M5S

Udhëheqësi i Forza Italia ende nënvizon edhe dy elementë, që konsiderohen të rëndësishme. “Para së gjithash, kriza e Partisë Demokratike, e cila gjithashtu manifestohet në nivelin e enteve lokale, tradicionalisht më të favorshme për të majtën. Rënia e një qyteti simbol si ajo e Toskanës e zmadhon fenomenin, i cili megjithatë do te rigjendet, edhe pse ne permasa me pak klamoroze në të gjithë territorin kombëtar, edhe në qendrat më të vogla “.

 

Pastaj ka një aspekt të dytë që Berluskoni dëshiron të mbani mend dhe ka të bëjë me M5S: “Lëvizja pesë yje mbetet margjinale në qeverinë lokale, nuk arrin ne asnje menyre të riprodhojë suksesin e zgjedhjeve të përgjithshme politike, suksei që konfirmohet si rezultat i një votimi reagues dhe të protestës emotive dhe jo të nje ngjitjeje të konsoliduar dhe të motivuar “.

Veritas.com.al/