Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Në orën 6 të mëngjesit, disa prej tyre janë mbledhur për të bërë faljen e namazit tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Arsyeja përse besimtarët i rikthen sërish faljes së namazit në Bulevard, është për shkak se hapësira në sheshin Skëndërbej do të shfryëzohet për arenën që do të ngrihet me ekranë të mëdhenj për kampionit botëror të futbollit, njofton Ora News.

Ata kanë mbyllur dje (14 qershor) muajin e Ramazanit ku kanë agjëruar për 30 ditë. I urojmë të gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Fitër Bajramin.