Kërkesa e avokatëve mbrojtës të Sali Berishës për perjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nuk është pranuar.

“Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit.

Kjo kërkesë iu kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës”.

Në Gjykatë në orën 11:00 do të nisë seanca pë shqyrtimin e masës së sigurisë arrest në shtëpi të kërkuar nga SPAK, për ish-kryeministrin Sali Berisha.