Zyrtarë nga Bashkimi Europian (BE) kanë thënë se do t’i përgjigjen “me vendosmëri” presidentit Donald Trump nëse bën presion më tej me planin e tij për “ta vënë në rrëpirë’ punën globale me çelikun.

Shefat e tregtisë të BE po e konsiderojnë se tarifa prej 25 %  do të kushtojë 3.5 miliardë dollarë të importeve nga SHBA- sipas agjencisë Reuters.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë, Roberto Azevedo tha: “Një luftë tregu është në interes të askujt”.

Retorika u ngrit pasi zoti Trump postoi në Twitter se “lufta për tregje është luftë e mirë”

Veritas.com.al/