Gjithashtu ai tha se Shqipëria është mbështetëse e luftës në Ukrainë.
28 korriku i ditës së sotme shënon 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane.
Që në nisje të vitit, ambasada amerikane në Tiranë njoftoi se ka dizajnuar një logo që do të përdoret gjatë aktiviteteve me këtë rast.
Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës u jetësuan më 28 korrik 1922.
Kjo pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të vendit tonë. Ambasadori i parë amerikan në Tiranë ishte Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922.
Ambasadori i parë shqiptar në Washington ishte Faik Konica, i cili u emërua në këtë detyrë në vitin 1929 nga Ahmet Zogu. Marrëdhëniet diplomatike vijuan normalisht deri në vitin 1939, kohë që përkon me pushtimin e Shqipërisë nga Italia.
Kështu, ambasada amerikane në Tiranë u mbyll më 16 shtator 1939.
Ngrirja e marrëdhënieve zgjati edhe gjatë kohës kur në pushtet erdhi diktatori Enver Hoxha. Marrëdhëniet u rilidhën më 15 mars 1991 pas rrëzimit të sistemit komunist.
William Rajerson u bë ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve.
Tre muaj më pas, më 21 qershor 1991, Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë që vizitonte Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit.
Në ceremoninë historike të vitin 1991 për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili rivendoste marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, Ndihmës Sekretari i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Kanadeze Rejmond G.H. Saitc, tha se marëdhënia midis vendeve fillon me vitet e hershme të këtij shekulli.
Qysh nga ajo kohë, marrëdhëniet kanë përparuar e janë rritur, dhe Shqipëria është bërë një nga aleatet më të palëkundura të Amerikës, sidomos në luftën globale kundër terrorizmit.