Presidenti Biden pritet të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë, javën e ardhshme për një samit të NATO-s mbi luftën e Rusisë në Ukrainë, tha të martën Shtëpia e Bardhë.

Biden do t’i bashkohet samitit “të jashtëzakonshëm” të NATO-s që do të mblidhet më 24 mars.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se presidenti do të “diskutojë përpjekjet e vazhdueshme të parandalimit dhe mbrojtjes në përgjigje të sulmit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe për të riafirmuar angazhimin tonë të hekurt ndaj aleatëve tanë të NATO-s”.