Një sondazh që u publikua të Shtunën tregon se vlerësimi i Presidentit të ri të Francës, Emmanuel Macron ka rënë me 10 pikë, nga 54 për qind që ishte muajin e kaluar.
Ndërsa Macron bëri një start të fortë në skenën botërore dhe fitoi maxhorancë solide në Parlament, tre- mujori i parë i qeverisjes së tij nuk duket se është i pa shqetësuar.
Ai është vënë nën kritika të medias dhe kundërshtarëve politik për një shkurtim të fortë të buxhetit, nga i cili dha dorëheqjen edhe zyrtari më i lartë i ushtrisë, shefi i shtabit të përgjithshëm.
Lideri 39 vjeçar ka mbështetur gjithashtu një ligj kontraversal që ashpërson ligjin për sigurinë, të cilin disa organizata të të drejtave të njeriut e kanë quajtur “ligj drakonian”.
Maxhoranca e tij ka tërhequr shqetësimin, si nga kundërshtarët ashtu edhe nga disa gazeta, që thotë se po e përqendron pushtetin në presidencën e tij.
Sipas një sondazhi të mbajtur nga Ifop e gazetës ‘Journal du Dimanche’, numri i njerëzve që janë të kënaqur me performancën e Macron, ka rnë me 10 pikë.
Edhe kryeministri Edouard Philippe ka shënuar tetë pikë rënie mes njerëzve që janë të kënaqur me qeverisjen e tij, vetëm brenda një muaji- tha sondazhi që ka intervistuar 1,947 të rritur, brenda datave 17-22 korrik.
Gazeta e majtë franceze ‘Liberation’ thotë se ‘pmja prej një autoritari të vogël’ e Macron, mund të jetë sinjal se ai është dehur nga pushteti dhe se është koha kur ai “duhet të ngrihet sado pak”.
Veritas.com.al/