Partia Demokratike kishte dërguar në Kuvend një kërkesë për ‘referendumin e plehrave’ që do të thotë të ndalohet importimi i mbetjeve nga jashtë- siç është parashikuar në një projekt- ligj të qeverisë. Por mbledhja e kryetarëve të grupeve parlamentare që u zhvillua sot, e cila mund të quhet ‘paradhoma e Kuvendit’ e rrezoi kërkesën.
Madje kryetari i socialistëve, Balla, ishte edhe sfidant: “Ikni ore, se nuk jemi shtojca juaj” që të bëjmë çfarë thoni ju- me demek.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho, nuk u mposht, ai tha se nuk ‘epemi’ para kërkesës për referendum.
“Kjo kërkesë, – tha Spaho, – është zvarritur me qëllim nga maxhoranca, por ne insistojmë që kërkesa të futet në rendin e ditës së Kuvendit madje që në seancën e nesërme”.
“ Maxhoranca e rrëzoi duke u kapur pas disa elementëve teknikë, por ne do t’i plotësojmë mangësitë teknike dhe do të ushtrojmë presion që këtë referendum ta kryejmë” shtoi ai.
Veritas.com.al/