Besimi ndaj Bergoglios është në rënie krahasuar me atë kur ai u zgjodh. Arsyet duhet të gjenden në largimin e të rinjve nga Kisha dhe disa zgjedhje mbi emigracionin

Nga: Luca Romano /

Nuk është një rënie vertikale, por është një shenjë e parë. Besimi i italianëve në Papa Franceskun është duke u pakësuar: në pesë vitet e fundit, ose që kur Papa mori detyrën në fronin e Pjetrit, popullariteti i tij ka rënë nga 88% në 70%.

Arsyeja? Sipas analistëve, përveç pagimit për largimin e të rinjve nga Kisha, është gjithashtu pozita e tij në favor të emigrantëve që po e tërheq drejt uljes indeksin e vlerësimit.

Anketa u krye nga Demos Coop dhe rezultatet e hulumtimit u publikuan sot nga Repubblica. Në fillim të mandatit, kur nga Vatikani u prezantua si Papa ardhur nga ana tjetër e botës, Bergoglio mblodhi vlerësime nga të gjithë. Praktikante dhe jo, por edhe tranversalisht midis zgjedhësve të të gjitha partive. Përfshirë edhe Lega.

Arsyet për rënien duhet të gjenden në fusha të ndryshme. Para së gjithash në punën e bërë nga Bergoglio brenda Kishës. Shumë prisnin një “spastrim” të Curia-s që disa nuk e konsiderojnë të përmbushur plotësisht. Pastaj ka faktorë që në një farë mënyre nuk varen drejtpërsëdrejti nga zgjedhjet e Papës. Sondazhet ne fakt thonë se të rinjtë gjithnjë e më shumë po largohen nga praktika fetare. Veçanërisht në grupmoshën ndërmjet 15 dhe 34 vjeç. Dhe jo rastësisht është pikërisht në këto kategori njerëzish që konsensusi ndaj Franceskut prek nivelet më të ulëta. Për shembull, ndërmjet moshës 15 dhe 24 vjeç, favorizimi ndaj Papës është vetëm 58%, ndërsa ndërmjet moshës 25 dhe 34 vjeç bie në 58%.

Ajo që është e habitshme është fakti se vlerësimi ndaj Papës nuk është shumë i ndryshëm ne baze te orientimit politik të personave. Në qoftë se votuesit e PD në 83% thonë se kanë besim te Peshkopi i Romës dhe Grilinet 73% , në Lega shifra ndalet në 70%. Megjithatë në linje me të dhënat e përgjithshme.

Disa analistë, megjithatë, argumentojnë se Papa paguan gjithashtu qëndrimet e tij mbi emigracionin, me betejën kundër mureve dhe ndihmën për refugjatët. Fjalë që do të bien ndesh me kërkesat për siguri dhe mbylljen e kufijve të kërkuar nga italianët.

Veritas.com.al/