Boris Johnson ka pranuar të japë dorëheqjen, raporton “BBC”. Ai thotë se dëshiron që në konferencën e partisë të vendoset një udhëheqës i ri konservator. Ai dëshiron të qëndrojë si kryeministër deri atëherë.

Boris Johnson do të japë dorëheqjen si lider konservator sot – ai do të vazhdojë si kryeministër deri në vjeshtë.

Një garë lidershipi konservator do të zhvillohet këtë verë dhe një kryeministër i ri do të jetë në vend në kohë, për konferencën e partisë konservatore në tetor.

Johnson do të japë një deklaratë më vonë sot.

Johnson do të shpallë publikisht dorëheqjen e tij gjatë ditës së sotme.

Një zëdhënës tha: “Kryeministri do të bëjë një deklaratë për vendin sot”.