Vetëm 6 muaj pas marrjes së detyrës, qeveria e koalicionit bullgar e kryesuar nga Kirill Petkov është rrëzuar! Mocioni i mosbesimit i bërë sot në parlament nga opozita është votuar me 123 vota pro dhe 116 kundër. Sipas tyre, qeveria ka “dështuar në politikën financiare dhe ekonomike”, duke u bërë qeveria e parë në historinë demokratike të Bullgarisë që rrëzohet me një mocion mosbesimi. Kështu, gjasat janë 6.5 milionë banorë të shkojnë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Qeveria e Petkovit erdhi në pushtet me zotimin për të luftuar me vendosmëri korrupsionin, për të hequr nga detyra prokurorin e Përgjithshëm, Ivan Geshev dhe kreun e Komisionit Anti-korrupsion, Sotir Tsatsarov. Po ashtu u zotua se do të forcojë fuqitë e komisionit. Dorëheqja e Tsatsarovit erdhi e para.
Ky rezultat ishte i pritshëm pas çështjeve me Maqedoninë e Veriut dhe rishikimit buxhetor. Qeveria e 99-të e Bullgarisë me kryeministër Kiril Petkov u zgjodh më 13 dhjetor 2021. Para formimit të saj, vendi shkoi në zgjedhje tri here, një rekord në historinë e Bullgarisë.